Fundi i rrjeteve sociale siç i njohim ne?

Teknologji

Fundi i rrjeteve sociale siç i njohim ne?

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Për rreth një dekadë, midis fundit të viteve 2000 dhe gjatë viteve 2010, Facebook ishte emblema e asaj që dukej se dëshironin nga interneti shumica e përdoruesve:një hapësirë ​​në të cilën mund të ndaheshin në një mënyrë pak a shumë të sinqertë dhe të pa interesuar mendimet, përvojat dhe emocionet me një rrjet njerëzish. 

Shumica e tyre ishin miq dhe të afërm, ose të paktën të njohur. Natyrisht, u ndoqën edhe faqet e artistëve, politikanëve dhe personazheve të tjerë publikë. Dhe mund të ndodhte që njëri të bëhej një figurë shumë e njohur për mendimet e veta. Por për shumë vite premtimi i rrjeteve sociale, ka qenë të lejojë cilindo që të jetë i përditësuar rregullisht edhe mbi jetën e njerëzve,që në rrethana të tjera do të kishin humbur nga sytë,

Mirëpo kohët e fundit, ky premtim po e humbet joshjen e tij si tek brezat e rinj, të cilët nuk e kanë kuptuar asnjëherë bukurinë e tij, ashtu edhe tek ata që kanë qenë që në fillim pjesë e Facebook, Instagram apo Twitter,dhe që kanë gjithnjë e më pak dëshirë për t’i përdorur ato në mënyrë pasive. 

Kjo tendencë, e shoqëruar me pushime masive nga puna në sektorin e teknologjisë, dhe ndjesinë se Twitter mund të bëhet një platformë shumë ndryshe që kur u ble nga Elon Musk, po nxit shumë analistë të flasin mbi fundin e epokës së rrjeteve sociale. Të paktën siç i njohim ne sot.

Disa analiza vënë në dukje se një tranzicion drejt një mënyre të zhvillimit të jetës së dikujt në internet, e cila është e ndryshme nga ajo me të cilën ishim mësuar në vitet 2010, ka nisur prej kohësh. Çarli Uarzel, i cili shkruan prej vitesh mbi kulturën e internetit, deklaroi së fundmi se “media sociale po vdes, vetëm nëse përkufizohet si njëburim publik plot me gjëra që kanë postuar miqtë tuaj”. 

Sepse duket se ato janë në prag të zhdukjes, pjesërisht të zëvendësuara nga burime të kuruara nga algoritmet.Dhe sipas një eksperti tjetër të tendencave trë rrjeteve sociale, gazetarit Rajan Broderik, media sociale e modeluar sipas Facebook gjatë viteve 2010, po vuan pasojat e dy tendencave paralele.

E para është zgjerimi i platformave të mbushura me përmbajtje të krijuar nga krijuesit, por të cilën shumica e përdoruesve e konsumojnë atë në mënyrë pasive, si të ishte Netflix apo njëtelevizion tradicional. Kjo kategori përfshin TikTok, Twitch dhe YouTube, në të cilat ju “lundroni për disa orë, dhe ndoshta dëshironi të bëni një video ose një projekt të vogël, por do të habiteni shumë nëse gjeni një postim nga gjyshja juaj, sidomos nëse ajo ështëelezetshme”.

Kjo teori mbështetet nga të dhënat:në TikTok, që prej kohësh e ka përcaktuar veten si një platformë argëtimi dhe jo një rrjet social, 66 për qind e përdoruesve nuk krijojnë video, por kufizohen nga angazhimi si spektatorë. Në Twitch, vlerësohet se për çdo “transmetues” – pra përdoruesit që përdorin platformën për të bërë video live – ka 28 shikues pasivë.

Gjatë vitit të kaluar TikTok i ka dyfishuar të ardhurat që fiton përmes reklamave, gjë që e shtyu Meta (kompaninë e njohur më parë si Facebook) të transformonte platformat e saj kryesore – Instagram dhe Facebook – për ta imituar disi: duke ndryshuar dizajnin dhe duke i dhënë rëndësi më të madhe përmbajtjeve të krijuar nga të huajt, qëgjithsesi sipas algoritmit, mund të pëlqehen nga përdoruesi. 

Shumë njerëz që e kanë përdorur pak a shumë Instagramin që në fillim, kanë reaguar shumë keq ndaj kësaj tentative “tiktokizimi”. Tendenca e dytë e përshkruar nga Broderik, dhe që sipas tij po i ndryshon rrjetet sociale siç ishin strukturuar deri në dekadën e fundit, e ka zhvendosur atë lloj përmbajtjeje më private që dikur ndahej me një rreth miqsh drejt asaj 

që ai e quan “interneti juaj lokal, dhe ku ndikoi përbërja e bisedave në grup, aplikacionet emega mesazheve si WhatsApp dhe Telegram, si dhe platforma të përmbajtjeve kalimtare si Snapchat ose Instagram Stories. 

Brenda kësaj prirjeje mund të përfshihet edhe BeReal, rrjeti social që ndryshon në mënyrë të rastësishme çdo ditë, dhe që u kërkon përdoruesve të publikojnë se çfarë po bëjnë në atë moment. Por edhe Discord, një aplikacion komunikimi, në të cilin ne takohemi bazuar kryesisht në interesat e përbashkëta.

Arsyet e këtij ndryshimi janë të shumta:skandalet e shumta që lidhen me privatësinë dhe moderimin e përmbajtjes që kanë përfshirë Facebook që nga viti 2016, kanë ndikuar pjesërisht dhe kanë bërë që shumë njerëz ta humbin dëshirën për ta përdorur këtë platformë. Por ekziston gjithashtu një ndjenjë lodhjeje dhe shqetësim i përgjithshëm në vazhdimin, pas vitesh në internet, për të publikuar përditësime mbi jetën private brenda platformave që kanë evoluar më shumë për t’u bërë vitrina për kompanitë dhe influencuesit, sesa për të vazhduar të frekuentohen nga çdo qenie njerëzore. 

“Unë jam e sigurt se nuk jam përdoruesja e vetme që jam distancuar nga zakoni publik, pompoz dhe i lodhshëm,për të postuar përditësime të rregullta në Facebook dhe Instagram”-shkroi gazetarja Loren Gud në “Wired“.

Dhe madje edhe krijuesit shumë të njohur të përmbajtjeve, të cilët dikur do ta kishin lidhur karrierën e tyre me rrjetet e mëdha sociale, po e zhvendosin komunitetin e tyre në shërbime ku është më e lehtë të flasësh drejtpërdrejt, dhe me një ndjenjë më të madhe privatësie me ndjekësit e tyre, si Discord, Substack, Telegram dhe Geneva.

“Në disa aspekte, biseda në grup duket si një rikthim në epokën e lumtur të Messenger-it, që ishte dikur mënyra më popullore për të bërë shaka me miqtë tuaj në internet. Por në jetën time, bisedat në grup – qoftë në iMessage, WhatsApp, Slack, Instagram, Twitter, Facebook Messenger apo ndonjë aplikacion apo platformë tjetër – nuk janë thjesht një mënyrë shtesë për t’u socializuar. 

Ata janë një zëvendësues i vërtetë i mënyrës përcaktuese të organizimit social në internet të dekadës së fundit:i rrjetit social të bazuar tek platformat dhe burimet”- shkroi kritiku Max Read në New York Magazine. “Të paktën për mua, grupet e bisedave nuk janë i Messenger-i i ri. Unë jam Facebook–u i ri”- thekson ai. / Il Post

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat