BE-ja paralajmëron TikTokun se duhet të jetë në përputhje me rregullat e reja në internet ose të përballet me një ndalesë

Teknologji

BE-ja paralajmëron TikTokun se duhet të jetë në përputhje me rregullat e reja në internet ose të përballet me një ndalesë

Më: 22 janar 2023 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

BE-ja po i bën presion TikTok që të pajtohet me Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA) të sapo miratuar. DSA ka për qëllim të përmirësojë moderimin e përmbajtjes në platformat e mediave sociale, duke përfshirë krijimin e transparencës se pse u hoq një përmbajtje e caktuar dhe se si reklamuesit synojnë përdoruesit.

Komisioneri evropian Thierry Breton i tha Shou Zi Chew se TikTok duhet të fillojë t’u përmbahet rregullave të reja shumë përpara afatit të 1 shtatorit.

Sipas rregulloreve të reja, rrjetet sociale mund të përballen me gjoba deri në 6 për qind të të ardhurave të tyre vjetore dhe gjërat mund të përshkallëzohen deri në ndalimin e funksionimit të platformës në BE, raporton GSM Arena.

“Me audiencën më të re vjen përgjegjësi më e madhe,” i tha Breton Chew. Zëdhënësja e TikTok, Caroline Greer, postoi në Twitter se platforma është e përkushtuar të ndjekë rregullat e DSA, GDPR dhe Kodin e Praktikës për Dezinformimin.

Breton shkroi një postim në blog me titull “A janë disa media sociale një ujk i maskuar”. Ai përmend platformat me “video të shkurtra që paraqesin muzikë tërheqëse, rutina kërcimi dhe efekte tërheqëse vizualisht”.

Postimi trajton shqetësimet mbi të dhënat e përdoruesve të BE-së që dërgohen jashtë BE-së dhe se si DSA-ja synon që të krijojë një hapësirë digjitale më të sigurt për të gjithë përdoruesit evropianë, veçanërisht ata më të rinj në moshë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat