Ekosistemi i pajisjeve elektroshtëpiake Samsung: pajisjet që ju duhen për të krijuar një ambient më të shëndetshëm në shtëpi

Teknologji

Ekosistemi i pajisjeve elektroshtëpiake Samsung: pajisjet që ju duhen për të krijuar një ambient më të shëndetshëm në shtëpi

Më: 27 janar 2023 Në ora: 10:45
Fotoilustrim Samsung

Kur blejmë një shtëpi, ne kërkojmë që ajo të sigurojë rehati, të jetë një vend ku mund të ndihemi të sigurt dhe të investojmë shpresat, ëndrrat dhe dëshirat tona si një bazë për të ardhmen. E një hap i rëndësishëm në proçesin e krijimit të një hapësire që na përfaqëson plotësisht, që pasqyron stilin tonë por që është funksionale dhe komode njëkohësisht, është përzgjedhja e pajisjeve elektroshtëpiake. Samsung ofron një gamë të gjerë pajisjesh elektroshtëpiake që përshtaten lehtësisht me kërkesat e përdoruesve. Për t’jua lehtësuar perzgjedhjen ne ju njohim me disa prej pajisjeve elektroshtëpiake Samsung.

Një ndryshim në modelin e frigoriferit

Ekonomik, të fuqishëm, me sistem ftohje të përmirësuar dhe me një larmi ngjyrash, frigoriferët Samsung Bespoke ofrojnë balancën e përsosur midis funksionalitetit dhe estetikës. Frigoriferët e rinj Bespoke dallohen me Flex design inovator dhe minimlist, me doreza të futura. Për të ndryshuar pamjen e dyerve, Bespoke vjen në një larmishmëri materialesh dhe ngjyrash. Çfarëdo ngjyre që ju pëlqen, mund të zgjidhni një dizajn që i përshtatet jo vetëm kuzhinës tuaj, por edhe juve.

Falë teknologjive të avancuara të ruajtjes së ushqimit, me Samsung Bespoke ju nuk cënoni as funksionalitetin që është shumë i rëndësishëm sidomos në kuzhinë. Frigoriferët Bespoke do ta bëjnë më të lehtë përgatitjen e vakteve dhe ushqimi juaj do të qëndrojë i freskët falë sistemit All Around Cooling që ftoh çdo ndarje në mënyrë të njëtrajtshme. Ai kontrollon vazhdimisht temperaturën dhe qarkullon ajrin e ftohtë përmes vrimave të ajrimit të vendosura në vende strategjike. Kështu që ushqimi mbahet në temperaturën optimale dhe qëndron më i freskët për më gjatë. Për më tepër, teknologjia No Frost përmirëson qarkullimin e ajrit për të ruajtur një temperaturë konstante e cila parandalon akumulimin e akullit. Për ta bërë më të lehtë organizimin e ushqimit tuaj, ky frigorifer ka sirtarë fleksibël me të cilët mund të rregulloni hapësirën e brendshme sipas dëshirës tuaj. Gjithashtu, falë teknologjisë Digital Inverter frigoriferi Samsung Bespoke nuk ka zhurma shqetësuese dhe është në përputhje me rregulloret e reja të energjisë duke ju ndihmuar të kurseni energji.

Magjia e pastrimit në shtëpinë tuaj

Image
Foto ilustrim, Samsung

Ndonjëherë duket sikur punët e shtëpisë, pastrimi i dyshemesë apo tapeteve është i lodhshëm dhe i komplikuar. Ky proces behet me i lehtë falë fshesës me korent Samsung Bespoke Jet™. Përdoruesit tani do të jenë në gjendje të shijojnë kohën e tyre të lirë më gjatë, sepse pastrimi i shtëpisë nuk ka qenë kurrë më i shpejtë. Fshesa me korent Samsung Bespoke Jet™ pastron lehtësisht dhe plotësisht llojet e ndryshme të dyshemeve. Përveç kësaj, sistemi i filtrit me disa shtresa eliminon me sukses pluhurin dhe alergenët nga ajri. Kështu, shtëpia juaj do të ketë ajër më të pastër. Ky sistem filtrimi mbledh 99,999% të pluhurave dhe redukton alergjentët. Bespoke Jet™ sjell performancë të përparuar në pastrim, por me peshë të lehtë dhe me një bateri me kapacitet të lartë, që mund të zgjasë deri në një orë.

Kurseni energji dhe kohë

Image
Fotoliustrim Samsung

Pasi të njiheni me mundësitë që këto pajisjet mund t'ju ofrojnë teksa bëni punët e shtëpisë, do të ndiheni më të përkëdhelur dhe do të keni më shumë dëshirë të rrini në shtëpi. Një nga problematikat është sasia e madhe e rrobave. Në rast se keni një kod veshjeje në punë, por gjithashtu do të dëshironit të lehtësoni stresin duke u stërvitur më shpesh, rrobat tuaja sigurisht që do të grumbullohen në një shkallë të pabesueshme. Të gjitha këto sfida do kalohen me sukses nga lavatriçet dhe tharëset e kombinuara Samsung. Këto pajisje vijnë me teknologjinë më të fundit të Samsung për kursimin e energjisë dhe funksionet e ndërgjegjshme për mjedisin, duke përfshirë AI Ecobubble™, AI Wash dhe SpaceMax™. Për më tepër dizajni i tyre Bespoke, i thjeshtë dhe i sheshtë, kombinohet më së miri me ambientet e brendshme të shtëpisë.

Një zgjidhje tjetër shumë efikase, është higjienizimi dhe rifreskimi i rrobave pa pasur nevojë që t'i lani çdo ditë. Por si? Kjo mund të realizohet lehtësisht falë Samsung AirDresser. Funksioni i tij i higjienizimit përdor JetStream për të eliminuar 99,9% të baktereve dhe viruseve dhe vret 100% këpushët e shtëpisë. JetSteam heq gjithashtu gazet që shkaktojnë aroma të pakëndshme që lëshohen nga rrobat dhe substanca të dëmshme. Përveç kësaj, kujdeset për rrudhat duke përdorur JetSteam dhe JetAir për t'i eleminuar ato.

Për më shumë informacion rreth, viztoni: https://www.samsung.com/al/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat