ASML: Po ndërmerren hapat drejt marrëveshjes për frenimin e eksporteve në Kinë

Teknologji

ASML: Po ndërmerren hapat drejt marrëveshjes për frenimin e eksporteve në Kinë

Më: 28 janar 2023 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

ASML Holding NV të shtunën deklaroi se kuptoi se ishte bërë përparim drejt një marrëveshjeje midis disa qeverive mbi kufizimet e reja në eksportet e pajisjeve të prodhimit të gjysmëpërçuesve në Kinë.

Kompania holandeze, një furnizues kyç për prodhuesit e çipave, është kufizuar në shitjen e makinerive të saj më të avancuara tek kompanitë kineze që nga viti 2019/

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës mbi gjysmëpërçuesit janë përkeqësuar vazhdimisht që nga atëherë, duke e nxitur Washingtonin zyrtar që në muajin tetor të vendosin kufizime eksporti për kompanitë e veta të prodhimit të pajisjeve të çipave, raporton Reuters.

“Ne e kuptojmë se janë bërë hapa drejt një marrëveshjeje midis qeverive, e cila, sipas asaj që ne kemi kuptuar, do të fokusohet në teknologjinë e përparuar të prodhimit të çipave, duke përfshirë, por edhe pa u kufizuar në makineritë e avancuara të litografisë”, tha ASML.

Kompania holandeze shtoi se nuk pritej që masat e marra së fundmi të kishin efekt në parashikimet e saj financiare për vitin 2023.

“Përpara se të hyjë në fuqi, duhet të detajohet dhe të zbatohet në legjislacion, gjë e cila do të marrë kohë”, tha kompania. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat