10 shtetet me internetin më të shpejtë në botë

Teknologji

10 shtetet me internetin më të shpejtë në botë

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 14:01
Kjo listë përditësohet në bazë të ndryshimeve së statistikave.

Interneti dhe shpejtësia e përhapjes së tij është ndër faktorët më të rëndësishëm në botën teknologjike.

Shpejtësia e përhapjes matet me megabit për sekond (mbps), derisa uebfaqja e statistikave, “worldpopulationreview”, publikoi listën e shteteve që posedojnë internetin më të shpejt në telefon.

Shteti i parë në këtë listë është Emiratet e Bashkuara Arabe me 238.06 Mbps, pasuar nga Koreja e Jugut me 202.61 Mbps, Norvegjia 177.72, Katari 172.18, Kina 165.18, Kuvajti 157.18, Arabia Saudite 155.98, Qipro 144.64, Bullgaria 142.27 dhe Zvicra me 135.70 Mbps.

Kjo listë përditësohet në bazë të ndryshimeve së statistikave.

Sipas ekspertëve të teknologjisë, shpejtësia mesatare globale e shkarkimit në ‘broadband’ që nga 2021-a ishte 113.35.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat