Mbretëria e Bashkuar gjobiti TikTok-un me 14.5 milionë euro, pasi dështoi të mbronte privatësinë e fëmijëve

Teknologji

Mbretëria e Bashkuar gjobiti TikTok-un me 14.5 milionë euro, pasi dështoi të mbronte privatësinë e fëmijëve

Më: 4 prill 2023 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

TikTok është gjobitur në Britani me 14.5 milionë euro pasi dështoi në mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve, thotë mbikëqyrësi i të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar.

Një hetim i kryer nga Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO) zbuloi se aplikacioni për ndarjen e videove shkeli ligjin për mbrojtjen e të dhënave.

Rregullatori thotë se shkeljet kanë ndodhur midis majit 2018 dhe korrikut 2020.

TikTok në anën tjetër nuk pajtohet me vendimin e ICO-s.

Është një nga gjobat më të mëdha që ka vendosur rregullatori. Megjithatë, ende gjysma e asaj që ICO kërcënoi ta jepte vitin e kaluar.

Në shtator, mbikëqyrësi i lëshoi TikTok-ut një njoftim, një pararendës për dhënien e një gjobe të mundshme.

ICO vlerëson se TikTok lejoi deri në 1.4 milionë fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar nën 13 vjeç të përdorin platformën në vitin 2020, pavarësisht rregullave të veta që nuk lejojnë fëmijët e kësaj moshe të krijojnë një llogari.

Ligji i Mbretërisë së Bashkuar për mbrojtjen e të dhënave thotë se platformat që përdorin të dhëna personale kur ofrojnë informacion për fëmijët nën 13 vjeç duhet të kenë pëlqimin e prindërve.

Komisioneri i Informacionit John Edwards tha: “Ka ligje në fuqi për t’u siguruar që fëmijët tanë të jenë po aq të sigurt në botën dixhitale sa janë në botën fizike. TikTok nuk iu përmbajt atyre ligjeve.

“Si pasojë, rreth një milion fëmijëve nën 13 vjeç iu dha qasja në mënyrë të papërshtatshme në platformë, me TikTok që mbledh dhe përdor të dhënat e tyre personale. Kjo do të thotë se të dhënat e tyre mund të jenë përdorur për t’i gjurmuar dhe për t’i profilizuar ato, duke ofruar potencialisht përmbajtje të dëmshme dhe të papërshtatshme”.

“TikTok duhet të kishte ditur më mirë. TikTok duhet të kishte bërë më mirë. Gjoba jonë prej 14.5 milionë euro pasqyron ndikimin serioz që mund të kenë pasur dështimet e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat