Tre aplikacionet që hakërohen lehtë

Teknologji

Tre aplikacionet që hakërohen lehtë

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 07:49
Foto ilustrim

Ekspertët kibernetikë kanë paralajmëruar për llojet e aplikacioneve që mund të hakërojnë lehtësisht. Miliarda njerëz në mbarë botën përdorin aplikacione, të cilat shfrytëzohen nga zakonisht nga hakeruesit për të ndërhyrë tek telefonat inteligjentë. Rrjedhimisht ata mund t’ju përgjojnë, të mbledhin informacion të mjaftueshëm për t’ju mashtruar ose zhvatur, ose për t’ju vjedhur plotësisht paratë.

3 nga aplikacionet më të rrezikshme

Ironikisht, aplikacionet e rreme antivirus janë një zgjedhje e zakonshme për mashtruesit që të hakojnë pajisjen tuaj. “Disa lloje të zakonshme të aplikacioneve Android/iPhone që maskojnë malware/spyware përfshijnë aplikacione të rreme antivirus, që pretendojnë se mbrojnë kundër malware. Kur, në fakt, ata po bëjnë pikërisht të kundërtën”. Shpesh mashtruesit do të përpiqen t’ju bëjnë t’i shkarkoni këto aplikacione nga interneti – në vend të një dyqani zyrtar aplikacionesh.

Aplikacionet e dëmshme bankare gjithashtu mund të maskohen si legjitime dhe të imitojnë pamjen e një banke autentike. Ata shpesh kërkojnë që ju të identifikoheni dhe kështu vjedhin kredencialet tuaja në mënyrë që ta përdorni për qëllime të paautorizuara.

Ka një lloj të tretë aplikacioni për të cilin duhet të jeni të vetëdijshëm: gjurmuesit. Kjo për shkak se ata shpesh do të kërkojnë leje që duken të ligjshme – por që po mbledhin në heshtje informacionin ose jetën tuaj private. Pjesë e këtyre aplikacioneve janë edhe ato që lidhen me Location apo të tjera që japin informacione se ku ndodheni ju.

Aplikacionet e tjera që hakerohen

– Aplikacionet e fëmijëve

– Weather Apps

– Dating Apps

– Zombie Mod

– Flashlight Apps

– Facebook Mesenger

– Instagram

– Whatsapp

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat