Meta do të lansojë një mjet me AI për të shkruar kode kompjuterike

Teknologji

Meta do të lansojë një mjet me AI për të shkruar kode kompjuterike

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Meta Platforms tha të enjten se do të lansojë një model të Inteligjencës Artificiale (AI) i krijuar për të ndihmuar në shkrimin e kodeve kompjuterike, duke çuar më tej shtytjen e saj drejt teknologjisë së re.

Code Llama, i cili do të jetë i disponueshëm falas, mund të shkruajë kode bazuar në kërkesat e përdoruesve dhe gjithashtu mund të përdoret për plotësimin dhe korrigjimin e kodit, tha gjiganti i mediave sociale në një postim në blog..

Që nga lansimi i ChatGPT-s nga OpenAI në fund të vitit të kaluar, kompanitë e tjera janë dyndur për të lansuar modele të ngjashme me Inteligjencë Artificiale.

Meta, ka lansuar një sërë modelesh të AI-s, kryesisht falas, këtë vit, duke përfshirë një model të gjuhës me burim të hapur, të quajtur Llama.

Code Llama mbështet gjuhët e njohura të kodimit si Python, Java dhe C++ dhe nuk rekomandohet për detyra të përgjithshme teksti, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat