Mbretëria e Bashkuar fokusohet në transparencë dhe qasje me parime të reja të inteligjencës artificiale

Teknologji

Mbretëria e Bashkuar fokusohet në transparencë dhe qasje me parime të reja të inteligjencës artificiale

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 00:23
Foto ilustrim

Britania vendosi parime të reja të hënën, të projektuara për të parandaluar dominimin e modeleve të inteligjencës artificiale nga një pjesë e vogël e kompanive teknologjike në dëm të konsumatorëve dhe bizneseve, duke theksuar nevojën për llogaridhënie dhe transparencë.

Rregullatori anti-trust i Britanisë, Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA), po përpiqet, si autoritetet e tjera në mbarë botën, të kontrollojë disa nga pasojat e mundshme negative të inteligjencës artificiale pa “mbytur” inovacionin.

Shtatë parimet që kjo agjenci renditi synojnë të rregullojnë modelet themelore si ChatGPT duke i bërë zhvilluesit të përgjegjshëm, duke parandaluar kompanitë e Big Tech që të lidh teknologjinë në platformat e tyre me mure dhe duke ndaluar sjelljen anti-konkurruese si për shembull bashkimi, raportoi gjatë së hënës Reuters.

Drejtoresha Ekzekutive e CMA, Sarah Cardell, të hënën deklaroi se kishte potencial real që teknologjia të turbo-karikonte produktivitetin dhe të lehtësonte miliona detyra të përditshme – por një e ardhme pozitive nuk mund të merret si e mirëqenë.

Ajo tha se ekziston rreziku që përdorimi i inteligjencës artificiale mund të mbizotërohet nga disa lojtarë që ushtrojnë fuqinë e tregut që parandalon që përfitimet e plota të ndjehen në të gjithë ekonominë.

“Kjo është arsyeja pse ne sot kemi propozuar këto parime të reja dhe kemi nisur një program të gjerë angazhimi për të ndihmuar në sigurimin e zhvillimit dhe përdorimit të modeleve themeltare të zhvillohet në një mënyrë që promovon konkurrencën dhe mbron konsumatorët”, shtoi ajo.

Parimet e propozuara të CMA, të cilat vijnë gjashtë javë përpara se Britania të organizojë një samit global të sigurisë së inteligjencës artificiale, do të mbështesin qasjen e saj ndaj inteligjencës artificiale kur ajo të marrë fuqi të reja në muajt e ardhshëm për të mbikëqyrur tregjet dixhitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat