Sektori izraelit i teknologjisë pritet të forcojë “sigurinë” pasi mund të përballet me pengesa pas sulmeve – thonë investitorët

Teknologji

Sektori izraelit i teknologjisë pritet të forcojë “sigurinë” pasi mund të përballet me pengesa pas sulmeve – thonë investitorët

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Kompanitë teknologjike që operojnë në Izrael pritet të forcojnë “sigurinë” pasi mund të përballen me pengesa, thanë investitorët dhe analistët, pasi persona të armatosur të Hamasit nga Gaza vranë qindra izraelitë dhe rrëmbyen të tjerë.

Industritë e teknologjisë së lartë, për dekada kanë qenë sektori me rritjen më të shpejtë në Izrael dhe gjithashtu ishin kyç në rritjen e ekonimisë, duke zënë 14 përqindëshin e forcës punëtore dhe pothuajse një të pestën e prodhimit të brendshëm bruto.

Çmimet izraelite të aksioneve dhe obligimeve ranë dhe të dielën shumë biznese u mbyllën, pasi persona të armatosur nga grupi palestinez i Hamas-it sulmuan qytetet izraelite të shtunën dhe militantët gjithashtu hodhën mijëra raketa në një sulm të befasishëm.

Disa raketa arritën edhe Tel Aviv-in, duke bërë që kompanitë ajrore të pezullojnë fluturimet drejt dhe nga Izraeli.

Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore ndaj objektivave të Hamasit në Gaza dhe qindra njerëz kanë vdekur.

“Është një pengesë e madhe për biznesin si zakonisht”, tha Jack Ablin, shef i investimeve dhe partner themelues në Cresset Wealth Advisors.
Ai shtoi se burimet afatshkurtër mund të devijohen nëse konflikti zgjerohet, siç është thirrja e stafit të kompanive të teknologjisë si rezervistë ushtarakë.

Quincy Krosby, kryestrategu global në LPL Financial në Charlotte të Karolinës së Veriut, deklaroi se ka të ngjarë që të ketë një “përpjekje të jashtëzakonshme” që instalimet fizike për kompanitë me bazë në Izrael të mbrohen nga sulmet për shkak se disa nga shpenzimet në teknologji lidhen me ushtrinë.

Një zëdhënës i prodhuesit të çipave Intel Corp, punëdhënësi dhe eskporutesi më i madh privat i Izraelit, të dielën bëri me dije se kompania ishte “duke monitoruar së afërmi situatën në Izarel dhe se po ndërmerrte hapa për të mbrojtur dhe mbështetur punëtorët tonë”.

Tutje zëdhënësi mohoi që të fliste mbi atë se nëse prodhimi i çipave ishte ndikuar nga situata.

Nvidia, prodhuesi më i madh në botë i çipave të përdorur për inteligjencën artificiale dhe grafikave të kompjuterit, tha se e kishte anuluar samitin e Inteligjencës Artificiale që e kishte planifikuar ta mbante në Tel Aviv gjatviv gjatë javës së ardhshme, ku pritej që të fliste edhe Jensen Huang, drejtori i saj ekzekutiv.

Tower Semiconductor me bazë në Izrael, i cili u ofron klientëve gjysmëpërçues analog dhe me sinjal të përzier, kryesisht për industrinë e veturave dhe të konsumit, tha se po funksiononte si zakonisht.

Reuters shkruan se gjigantët e tjerë të teknologjisë si Meta Platforms, Alphabet dhe Apple nuk u ishin përgjigjur kërkesave për koment, ndërsa Microsoft nuk ka pranuar fare që të përgjigjet.

Sektori izraelit i teknologjisë veçse ishte përballur me pengesa në vitin 2023, i përkeqësuar nga konfliktet e brendshme politike dhe protestat. Një numër në rritje i startup-eve të teknologjisë izraelite janë inkorporuar në Shtetet e Bashkuara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat