BE-ja i jep Meta-s 24 orë për të ‘marrë masa’ për videot e Hamasit

Teknologji

BE-ja i jep Meta-s 24 orë për të ‘marrë masa’ për videot e Hamasit

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 07:53
Mark Zuckerberg

BE-ja ka paralajmëruar Mark Zuckerbergun për përhapjen e “dezinformatave” në platformat e mediave sociale të Meta-s pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.

Ajo i tha Meta-s, e cila zotëron Facebook dhe Instagram, se “ka 24 orë” për të ndërmarrë veprime dhe për të respektuar ligjin evropian, shkruajnë mediat e huaja.

Firmat e mediave sociale kanë parë një rritje të dezinformatave rreth konfliktit, duke përfshirë imazhe të modifikuara dhe video të etiketuara gabimisht.

Të martën, BE-ja paralajmëroi X, i njohur më parë si Twitter, për një përmbajtje të tillë.

Komisioni Evropian ndërkohë u kujtoi të gjitha kompanive të mediave sociale se atyre u kërkohet ligjërisht të parandalojnë përhapjen e përmbajtjes së dëmshme në lidhje me grupin militant palestinez Hamas.

“Përmbajtja që qarkullon në internet që mund të lidhet me Hamasin kualifikohet si përmbajtje terroriste, është e paligjshme dhe duhet të hiqet…”, tha një zëdhënës i Komisionit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat