Mjekët në SHBA paralajmërojnë se skuterët elektrikë janë ndër produktet që po rrezikojnë fëmijët

Teknologji

Mjekët në SHBA paralajmërojnë se skuterët elektrikë janë ndër produktet që po rrezikojnë fëmijët

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Mjekët pediatër po japin alarmin për tri produkte që gjithnjë e më shumë ose shpesh kanë bërë që fëmijët të përfundojnë në dhomën e urgjencës.

Sipas një hulumtimi të prezantuar në Konferencën Kombëtare të Akademisë Amerikane të Pediatrisë, fëmijët po pësojnë nga mjetet e stilimit të flokëve, duke gëlltitur magnete të vegjël që gjenden në lodrat e tavolinës dhe duke u lënduar në skuterat elektrike.

Andaj, studiuesit u bënë thirrje prindërve, shkollave dhe rregullatorëve që të ndihmojnë në uljen e këtyre rreziqeve, shkruajnë mediat e huaja.

Produktet e theksuara në hulumtimin e ri, natyrisht, nuk janë të vetmet që përbëjnë kërcënim.

Nga viti 2020 deri në vitin 2021, studiuesit zbuluan, numri i fëmijëve dhe adoleshentëve të lënduar në skuterët elektrikë u rrit me 71% në departamentet e urgjencës në SHBA raportuan më shumë se 13,500 lëndime të tilla gjatë periudhës dyvjeçare, shpesh tek djemtë e moshës 16 deri në 18 vjeç.

Lëndimet e kokës si frakturat ishin lloji më i zakonshëm, zbuluan studiuesit. Gati 67% e fëmijëve që pësuan lëndime në kokë nga skuterët elektrikë – kur nuk mbanin helmeta.

Disa lëndime me skuter përfshinin aksidente me vetura, ndërsa të tjerët erdhën pasi ata u përplasen me gropat apo pengesa të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat