Nintendo 64 legjendare po rikthehet, dhe atë në rezolucionin 4K

Teknologji

Nintendo 64 legjendare po rikthehet, dhe atë në rezolucionin 4K

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Kompania Analogue, e cila merret me “rikthimin në jetë” të retro konzolave, aktualisht ka një portofoli mbresëlënës, e planifikojnë t’i shtojnë edhe një anëtar.

Po bëhen gati ta “rikthejnë” Nintendo 64, që në versionin e tyre do të quhet Analogue 3D, do të ketë teknologjinë FPGA, që do t’i mundësojë përdoruesve të luajnë Nintendo 64 në rezolucionin 4K.

Siç kanë bërë të ditur, konzola e tyre do të jetë qind për qind e përshtatshme me lojërat e Nintendo 64 në të gjitha rajonet, që do të thotë se përdoruesit nuk do të kenë nevojë për emulatorë.

Përveç kësaj, nga Analogue kanë bërë të ditur se do të ekzistojë opsioni që i mundëson lojërave të duken sikur në televizorët CRT dhe në video-monitorët nga koha kur N64 ishte në krye të popullaritetit.

Do të përkrah Bluetooth dhe 2.4 GHz Wi-Fi, e aty do të jenë edhe katër porte origjinale për kontrollorët si dhe është paralajmëruar një “wireless”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat