Amazon zbulon planin për dërgimin e paketave me dron në Evropë, për herë të parë jashtë SHBA-së

Teknologji

Amazon zbulon planin për dërgimin e paketave me dron në Evropë, për herë të parë jashtë SHBA-së

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Amazon ka njoftuar planet për të filluar dërgimin e paketave me dron për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Itali.

Gjiganti amerikan i teknologjisë tha të mërkurën se do të prezantojë shpërndarjen autonome të dronëve në Britani dhe Itali “në fund të vitit 2024”.

Kompania shpreson të dërgojë 500 milionë pako me dron çdo vit deri në fund të dekadës, shkruajnë mediat e huaja.

Njoftimi erdhi pasi Amazon zbuloi gjeneratën e re të dronëve në selinë e saj në Seattle.

David Carbon, nënkryetar i Amazon për Prime Air, tha: “Ne jemi të ngazëllyer të njoftojmë zgjerimin e dërgesës së Prime Air ndërkombëtarisht, për herë të parë jashtë SHBA-së”.

“Ne kemi ndërtuar një shërbim të sigurt dhe të besueshëm të ofrimit dhe kemi partneritet shumë të ngushtë me rregullatorët dhe komunitetet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat