XAI i Elon Musk po shpenzon të paktën 400 milionë dollarë për ndërtimin e “superkompjuterit” në Memphis – por ka një problem të madh

Teknologji

XAI i Elon Musk po shpenzon të paktën 400 milionë dollarë për ndërtimin e “superkompjuterit” në Memphis – por ka një problem të madh

Më: 4 prill 2025 Në ora: 18:35
Elon Musk

Startup-i i inteligjencës artificiale i Elon Musk, xAI, po ndërton atë që pretendon të jetë superkompjuteri më i madh në botë.

Bëhet fjalë për një projekt që pritet të realizohet në Memphis, Tennessee, me një investim të vlerësuar prej 405.9 milionë dollarësh, shkruajnë mediat e huaja.

Megjithatë, projekti po përballet me një sfidë madhore: mungesën e energjisë së mjaftueshme nga rrjeti lokal për të mbështetur objektivin e tij për të operuar me 1 milion GPU.

Për ta zgjidhur këtë, xAI mund të ketë nevojë të ndërtojë një burim të vetin të energjisë në vend.

Superkompjuteri, i quajtur Colossus, do të mbështetet në çipet H100 dhe H200 të Nvidia-s, me kosto të mundshme hardware-i që mund të arrijnë në miliarda dollarë.

Zyrtarët e Memphis-it e kanë lavdëruar projektin si një “investim prej miliarda dollarësh” që mund ta pozicionojë qytetin si një qendër globale të AI.

Pavarësisht entuziazmit, mbeten shqetësime mbi realizueshmërinë e shkallëzimit të infrastrukturës për të përmbushur kërkesat e mëdha për energji.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat