Vendkalimet e këmbësorëve në disa zona në veri të Kalifornisë, janë hakuar me përshëndetje të rreme që tallen me miliarderët e teknologjisë Elon Musk dhe Mark Zuckerberg.
Zyrtarët në Silicon Valley po hetojnë dhe kanë çaktivizuar funksionin audio në vendkalimet, i cili zakonisht luan udhëzime për të “ecur” ose “pritur”.
Mesazhi surprizë u vu re gjatë fundjavës në Palo Alto, Redwood City dhe Menlo Park – që është shtëpia e kampusit të gjerë Meta të Zuckerberg.
Një imitim i Musk u ofroi të blinte këmbësorëve që kalonin një Tesla Cybertruck, nëse ata pranonin të ishin miku i tij.
Një tjetër nga një Zuckerberg i rremë tha “të vërtetët më quajnë Zuck”.
Është ende e paqartë se kush i krijoi mesazhet apo si përfunduan duke u luajtur nga vendkalimet.
Zyrtarët në zonat e prekura, të cilat janë të gjitha në jug të San Franciskos, i thanë BBC-së se inxhinierët e po hetonin se si ishin manipuluar kalimet.
Pedro Quintana, një zëdhënës i Departamentit të Transportit të Kalifornisë (Caltrans), tha se rreth 10 vendkalime për këmbësorët brenda zonave Menlo Park dhe Palo Alto ishin prekur.
Të gjithë ata tani janë duke punuar në një sistem kohëmatës, dhe butonat që lëshuan mesazhet e rreme janë çaktivizuar, tha ai.
Mesazhet u shfaqën në të gjithë Silicon Valley, ku të dy miliarderët e teknologjisë kanë biznes.
Një nga mesazhet e rreme në zërin e Musk mirëpret njerëzit në Palo Alto, që është shtëpia e operacioneve të Telsa.
“E dini, ata thonë se paratë nuk mund të blejnë lumturinë. Unë mendoj se kjo është e vërtetë. Zoti e di që jam përpjekur”, thuhet në mesazhin në një video të shpërndarë disa herë në mediat sociale.