Veçoritë më të fundit të Google Drive mund t’u japin përdoruesve të Workspace më shumë informacion rreth videove që kanë ruajtur, raporton The Verge. Një veçori e Gemini AI që përmbledh dokumente dhe PDF në Google Drive tani po zgjerohet edhe tek skedarët e videove, duke lejuar përdoruesit të marrin njohuri për përmbajtjen e videos pa pasur nevojë ta shikojnë vetë.
Veçoria Gemini në Drive ofron një ndërfaqe të njohur chatbot-i që mund të japë përmbledhje të shpejta që përshkruajnë pamjet ose të nxjerrë informacion specifik. Për shembull, përdoruesit mund t’i kërkojnë Gemini-t të listojë detyrat e përmendura në takimet e regjistruara ose të theksojë përditësimet më të mëdha dhe produktet e reja në një video njoftimi, duke kursyer kohë nga shflejtimi manual dhe marrja e shënimeve.
Kjo veçori kërkon që titrat të jenë të aktivizuara për videot, dhe mund të qaset duke përdorur ose shikuesin e përmbajtjes së Drive-it ose një dritare të re në shfletues. Ajo është në dispozicion në anglisht për përdoruesit e Google Workspace dhe Google One AI Premium, si dhe për këdo që ka blerë më parë shtesat Gemini Business ose Enterprise, megjithëse mund të marrë disa javë për të u përhapur plotësisht.
Google gjithashtu po heq një tjetër veçori të Workspace që tregon të dhëna për angazhimin e videove në Drive. Player-i i videove në Drive tani do të tregojë sa herë është hapur një video brenda seksionit Analytics të panelit të Detajeve, duke u dhënë përdoruesve një ide për performancën e klipave të tyre.