YouTube ka njoftuar se gjatë verës së këtij viti, do të prezantojë një model të ri për gjenerimin e videove duke përdorur Inteligjencën Artificiale, Veo 3, në platformën e tij Shorts.
Është një version i avancuar i modelit AI të Google, i cili, sipas njoftimeve të para, sjell përmirësime të konsiderueshme në cilësinë e videos, duke përfshirë aftësinë për të integruar zërin, shkruajnë mediat e huaja.
Aktualisht, krijuesit e përmbajtjes së Shorts tashmë kanë qasje në modelin më të vjetër, Veo 2, përmes opsionit Dream Screen, i cili mundëson krijimin automatik të sfondeve si dhe gjenerimin e klipeve.
Megjithatë, nuk specifikohet saktësisht se cilat funksione do të sjellë Veo 3 brenda Shorts.
Ajo që mbetet e panjohur për momentin është nëse përdorimi i modelit Veo 3 në Shorts do të jetë falas për krijuesit.
Informacioni u konfirmua nga CEO i YouTube, Neal Mohan, gjatë fjalimit të tij në festivalin Cannes Lions.
Përveç kësaj, ai zbuloi se Shorts regjistron më shumë se 200 miliardë shikime në ditë, duke konfirmuar më tej popullaritetin në rritje të këtij formati.