WhatsApp Web më në fund po merr thirrje zanore dhe video

Teknologji

WhatsApp Web më në fund po merr thirrje zanore dhe video

Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

WhatsApp Web ekziston që nga viti 2015, por versioni i platformës për shkëmbimin e mesazheve në shfletues ende nuk mbështet thirrje zanore ose video.

Megjithatë, kjo do të ndryshojë së shpejti.

Programi beta i WhatsApp Web tashmë po sjell për herë të parë thirrje zanore dhe video dhe funksioni po shpërndahet gradualisht për abonentët beta, duke punuar vetëm për thirrje zanore dhe video një me një.

Gjithashtu, përdoruesit mund të ndajnë ekranin e tyre gjatë thirrjes.

Pritet që thirrjet në grup të vijnë më vonë, me mbështetje për thirrje deri në 32 pjesëmarrës.

Thirrjet e bëra përmes WhatsApp Web do të kenë kriptim të tërsishëm automatik duke përdorur protokollin Signal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat