Sekreti i një jave të suksesshme pa stres shpesh fshihet në zemër të shtëpisë: Në kuzhinë. Një hapësirë ku ushqimi qëndron i freskët, ku gatimi nuk është një barrë dhe ku gjithçka është nën kontroll, ju jep energjinë e duhur për t’u përballur me sfidat e përditshme. Me gjeneratën e re të pajisjeve Samsung Bespoke AI, kuzhina juaj nuk është më vetëm një hapësirë për gatim, por shndërrohet në një qendër inteligjente menaxhimi.
Frigoriferi: Qendra e planifikimit në kuzhinë
Një organizim i mirë nis me një pasqyrë të qartë të asaj që keni tashmë në shtëpi. Frigoriferët e rinj Bespoke AI Family Hub janë krijuar për ta bërë planifikimin e përditshëm çuditërisht të thjeshtë. Me ekranin e madh Family Hub, frigoriferi juaj shndërrohet në një hapësirë të përbashkët familjare që ju mban të lidhur. Nga kujtesat dhe listat e detyrave, te oraret dhe kalendarët e sinkronizuar, të gjithë janë në të njëjtën linjë (më në fund). Madje mund të shfaqni foto familjare ose të ndani shpejt momente përmes aplikacioneve të lidhura, duke e bërë kuzhinën edhe më shumë zemrën e shtëpisë.
Dhe duke qenë se blerjet javore të ushqimeve nuk janë kurrë të njëjta, fleksibiliteti është thelbësor. Falë funksionit Smart Conversion™, frigoriferi përshtatet me nevojat tuaja përmes pesë mënyrave të ruajtjes. Keni nevojë për më shumë hapësirë për ushqime të freskëta përpara një takimi familjar? Ngrirësi mund të shndërrohet në një hapësirë shtesë frigoriferike. Dëshironi të kurseni energji ndërsa jeni larg për fundjavë? Disa ndarje mund të përshtaten ose të çaktivizohen[1] sipas nevojës. Është një nga ato përmirësime të vogla që e bëjnë jetën më të lehtë, pa u vënë re.
Funksione fleksibël gatimi që përshtaten me çdo vakt
Me funksionin Dual Cook Steam™ në furrat Samsung me Dual Cook dhe Dual Cook Flex, mund të piqni dhe të gatuani njëkohësisht me avull, duke përdorur cilësime të ndryshme në zona të veçanta të furrës. Kjo e bën më të lehtë përgatitjen e vakteve më të shëndetshme, pa kompromentuar shijen. Ose thjesht shtoni avull gjatë pjekjes për t’i bërë gatimet krokante nga jashtë dhe të buta e të lëngshme nga brenda, sepse askush nuk e dëshiron një pulë të thatë pas gjithë përpjekjes së gatimit. Për momentet kur kërkoni diçka të shpejtë dhe komode, funksioni Air Fry i bën ushqimet tuaja të preferuara të përditshme pak më pak “fajtore”. Nga patatet krokante te perimet e pjekura dhe copëzat e patates, qarkullimi i ajrit të nxehtë siguron atë teksturën e artë dhe krokante, pa pasur nevojë për një fritezë të veçantë me ajër të nxehtë ose vaj shtesë.
Efikasitet energjetik dhe qetësi mendore
Në vend që të hamendësoni se sa energji konsumojnë pajisjet tuaja, SmartThings[2] ju mundëson të monitoroni konsumin në kohë reale dhe madje të vlerësoni kostot e energjisë elektrike direkt nga telefoni juaj inteligjent. Mund të vendosni objektiva mujore për konsumin e energjisë dhe të merrni këshilla të personalizuara që ju ndihmojnë të reduktoni përdorimin e panevojshëm. Nëse konsumi fillon të tejkalojë objektivin tuaj, AI Energy Mode mund të optimizojë automatikisht performancën e pajisjeve për t’ju ndihmuar të ulni konsumin e energjisë, pa ndërprerë rutinën tuaj të përditshme. Është një lloj mbështetjeje inteligjente që funksionon në heshtje në sfond.
Investoni në një të ardhme të organizuar
Marrja e një vendimi të sigurt për blerje nuk është gjithmonë e lehtë, por kur keni 100 ditë për të testuar një produkt, zgjedhja bëhet më e qartë. Duke qenë se zgjedhja e duhur për një shtëpi të pastër dhe të organizuar është e rëndësishme, Samsung ju jep mundësinë të siguroheni se keni marrë vendimin perfekt. Tani mund të përfitoni nga një ofertë speciale që ju lejon të ktheni modelet e përzgjedhura të fshesave me korrent Jet brenda 100 ditëve nga blerja, nëse nuk jeni plotësisht të kënaqur.
Përjetoni fuqi mbresëlënëse thithjeje dhe filtrim maksimal të pluhurit dhe alergjenëve, duke shijuar një shtëpi të pastër në mënyrë perfekte. Për më tepër, për të garantuar qëndrueshmëri afatgjatë dhe qetësi për kuzhinën tuaj, Samsung ofron 5 vite garanci (2 vite garanci standarde + 3 vite garanci komerciale shtesë[3]) për pajisjet e përzgjedhura. Kjo siguri afatgjatë, e kombinuar me dhurata fantastike si fshesat me korrent Jet për blerje të caktuara, e bën kalimin drejt një kuzhine më të organizuar zgjedhjen më të mirë që mund të bëni për veten dhe familjen tuaj këtë sezon.
Kush e di; me një fshesë kaq inteligjente, ndoshta pastrimi me fshesë me korrent do të bëhet pikërisht ajo punë shtëpie që të gjithë do të duan ta bëjnë papritur.
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.