Mbyllet një lokal në Tetovë, ka punuar jashtë orarit të lejuar

Tetova

Mbyllet një lokal në Tetovë, ka punuar jashtë orarit të lejuar

Më: 19 janar 2021 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Dje policia ka mbyllur një objekt hotelerikë për shkak se nuk ka respektuar masat kundër coronavirusit, gjegjësisht ka punuar jashtë orarit të lejuar.

“Gjatë ditës së djeshme (18.01.2021) në periudhën prej 18:00 deri në 21:00, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kanë kryer kontroll në disa objektet hotelierike në lidhje me “mosveprimin sipas rregulloreve shëndetësore gjatë epidemisë”.

Pas kësaj në një objekt hotelierik në fshatin Bogovinë të Tetovës, pronë e personit Xh.B. (50) nga Bogovina, janë kapur 4 persona dhe pronari i lokalit”, njoftojnë nga MPB e Maqedonisë.

Objekti është mbyll nga ISHT, dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, do të përgatitet edhe parashtresë adekuate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat