Tetovë: Banorët e Sedllarcës protestuan sërish, kërkojnë të lirohen nga pagesa rrugore

Tetova

Tetovë: Banorët e Sedllarcës protestuan sërish, kërkojnë të lirohen nga pagesa rrugore

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 21:05
Foto ilustrim

Banorët e Sedllarcës gjatë ditës së sotme kanë bllokuar një pjesë të pikës pagesore Tetovë-Gostivar duke kërkuar që ata të mos paguajnë 30 denarë për 3.5 kilometra rrugë që duhet të kalojnë në autostradë.

Sipas tyre rruga ndihmëse nuk është e rregulluar dhe ata të vetmen rrugë për të arritur në Tetovë e kanë autostradën Tetovë-Gostivar, ndërsa për çdo ditë do të duhet të paguajnë 60 denarë për vajtje-ardhje për vetëm 7 kilometra rrugë.

Kërkojnë që ose të paguajnë për sa kilometra kalojnë, ose të rregullohet rruga ndihmëse që do të lironte nga pagesa banorët e këtij fshati.

Sedllarca është nën Komunën e Bogovinës, dhe është fshati i vetëm që gjendet përskaj autostradës Tetovë-Gostivar.

Banorët për të ardhur në Tetovë do të duhet të kalojnë ose përmes fshatit Kamjan që i bie disa kilometra rrugë, ose në magjistrale që do të duhet të paguajnë në pikën pagesore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat