Mbyllet një objekt hotelerikë në Tetovë, ka punuar jashtë orarit të lejuar për punë

Tetova

Mbyllet një objekt hotelerikë në Tetovë, ka punuar jashtë orarit të lejuar për punë

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Mbrëmë (22-shkurt), dyzet minuta pas mesnate, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë arrestuar 30-vjeçarin A.A. nga Bogovina e Tetovës, objekti hotelierik i të cilit në fshatin Zherovjan të Tetovës nuk ka punuar sipas kohës së lejuar dhe në të kanë qëndruar 13 mysafirë dhe 6 femra, shtetase të huaja, të ciaët kishin qenë duke i argëtuar mysafirët.

“I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do
të përgatitet parashtresë adekuate për mosrespektim të rregulloreve shëndetësore gjatë
një epidemie, në përputhje me nenin 206 të Kodit Penal.

Në këtë objekt hotelierik gjithashtu janë arrestuar 3 shtetase të huaja, dy prej tyre ishin nga Rusia dhe një nga Republika e Shqipërisë, të moshës 24, 29 dhe 31 vjeç, nën dyshimin e abuzimit me qëndrimin turistik, gjegjësisht po qëndronin në kundërshtim me qëllimin.

Të njëjtat janë mbajtur në Stacionin Policor Tetovë për procedura të mëtejshme dhe kundër tyre do të përgatiten parashtresa adekuate”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat