Doktori e zhvesh pacientin për ta kontrolluar dhe ikën se i ka mbaruar orari i punës

Tetova

Doktori e zhvesh pacientin për ta kontrolluar dhe ikën se i ka mbaruar orari i punës

Më: 21 maj 2021 Në ora: 16:23
Doktori e zhvesh pacientin për ta kontrolluar dhe ikën se i ka mbaruar orari i punës

Aktori dhe aktivisti nga rrethina e Tetovës, Burhan Amiti sonte ka bërë një reagim në profilin e tij në Facebook për siç e quan ai, neglizhencën e mjekut tetovar, kardiologut Fatmir Feratit.

Ai shkruan se si doktori në fjalë nuk e ka kontrolluar babain e tij, dhe se e ka lënë atë të shtrirë në krevatin e spitalit, i lyer i tëri me gel për ti bërë eho e të cilën i moshuari nuk mundi ta bëjë, me arsyetimin se doktori e ka kryer orarin dhe në atë moment është larguar nga spitali.

Ky është statusi i tij i plotë:

“Reagim publik me shkas, ndaj kardiologut Tetovar dr.Fatmiri Ferati (mikut tim).
Sot para dite, (e ejte) babai im u paraqit ne repartin e kardiologjis në spitalin e Tetovës, per shkak të disa shqetsimeve me zemrën. Shkaku i situatës me pandeminë, unë nuk e shoqerove mbrenda, duke konstatuar se ishte ne gjendje te lëviz vet, pa shoqërues.
Pas disa kontrolleve tjera, futet te (miku im), dr. Fatmiri (kardiolog) qe ti bej eho.
Babai i largon teshat e pjesës së siperme te trupit, shtrihet ne krevat, nderkoh doktori e lyen me xhelin per eho, dhe nis kontrollin. Pas disa sekondave, doktori e shef oren, e cila ne ato momente kishte shenuar mes 11.30 dhe 12:00, e leshon aparatin e eho-s nga dora, ngrihet ne këmbe me nje entuziazem te perzier me arogance duke thene: orari im mbaroi…
hap deren dhe ikën…
Babai, mbetet i shtrirë ne krevat, i lyer me xhel, duke shiquar me habi doktorin i cili largohet nga vendi punës në mes të kontrollit, në orë te dyshimt për të perfunduar orarin e punës, dhe duke parë syt e motrës e cila nga shikimi shprehte keqardhje dhe turp në të njejten kohë per ate qe ndodhi, por e cila nuk guxon te flas, sepse kush e di a ka pas vendim pune e shkreta… 
E di që kur ta mer vesh doktor Fatmiri, do dojë që të më kërkojë falje, sepse nuk e ka ditur që pacienti ka qene baba im, dhe do të shpreh shum keqardhje.
Shfrytzoj rastin ti them qe ky reagim nuk eshte per babain tim, edhe pse nuk kam baba tjeter, vetëm nji e kam, por ky reagim eshte per çdo njeri dhe krijesë tjeter te Zotit, qe hallet na çojne ne spital, sepse te gjith kemi nga nje baba, nënë( kush e ka gjallë sepse unë nuk e kam), nga një vella, motër…..
Unë kam edhe shum per te thene, sepse jam shum i thyer shpirtnisht nga kjo qe me ndodhi sot me babain tim, sepse e di që në spitalin e Tetovës edhe shum qytetarë tjerë e kanë babain ose nënën per ta mjekuar, duke kerkuar shpresen e parafundit te mjeket, sepse i kemi vetem ka një prind.
Pas ketyre sjelljeve te disa mjekeve, na mbetet vetem shpresa e fundit, Zoti….
Miku im, dr.Fatmir Ferati, me ke zhgënjyer pafund……
Mjekët dhe artistët duhet të jenë krijesat me humane ne këtë botë….
P.s. i lus miqt e mi në fcb te bejn kujdes ne etikën e fjalorit, nêse do të komentoje per tu solidarizuar me rastin.
Respekt.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat