Gjatë muajit qershor gjithsej 823 dënime për tejkalim shpejtësie

Tetova

Gjatë muajit qershor gjithsej 823 dënime për tejkalim shpejtësie

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 13:30
Foto Ilustrim

Kontrollet e vazhdueshme të policisë gjatë muajit qershor kanë rezultuar me gjithsej 823 dënime në Tetovë dhe rajonin e SPB Tetovë.

“Prej këtyre dënimeve, 83 kanë qenë për tejkalim më shumë se 70 kilometra në orë nga shpejtësia e lejuar dhe 18 dënime për 50 kilometra në orë më shumë”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Ai shtoi se krahas kësaj, në Tetovë prioritet gjatë verës do të jetë edhe parkimi, posaçërisht në pjesën qendrore të Tetovës.

“Kjo vjen si pasojë që kanë nisur të arrijnë mërgimtarët nga jashtë dhe rritet dendësia në komunikacion dhe nevoja për parkim”, tha Josifovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat