Pesë pacientë humbën jetën dhe 14 të tjerë u pranuan në Kovid-qendrën në Tetovë

Tetova

Pesë pacientë humbën jetën dhe 14 të tjerë u pranuan në Kovid-qendrën në Tetovë

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Drejtori i Kovid Qendrës në Tetovë, Gëzim Nuredini thotë se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën pesë pacientë, ndërsa 14 të tjerë janë pranuar për mjekim në spital.

“Viktima më e re është lindur në vitin 1972, rreth 49 vjet. Nuk kemi anajmnezë, por nuk kemi infromacion nëse ka qenë i sëmurë kronik. Gjithashtu kemi pranuar në spital edhe persona të rinj nga mosha 35 deri në moshën 45 vjeçare”, tha Nuredini.

Ai shtoi se alarmi është në të kuqe dhe sëmundja i kap të rinjtë, kurse numri i kontrolleve me ambulancë mbetet ende i lartë.

Ndryshe, në spitalin e Tetovës nga coronavirusi mjekohen 123 persona, ndërsa vetëm tre prej tyre janë vaksinuar me tre doza./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat