Komuna e Tetovës në “ofensivë” me projekte në prag të zgjedhjeve lokale

Tetova

Komuna e Tetovës në “ofensivë” me projekte në prag të zgjedhjeve lokale

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 07:41
Teuta Arifi

Gjatë periudhës së fundit, nga korriku e këndej gjegjësisht tre muaj përpara zgjedhjeve lokale, Komuna e Tetovës ka bërë promovimin dhe finalizimin e disa projekteve të mëdha, të cilat sipas premtimeve kohë më parë duhej të kishin mbaruar. Para dy ditëve, u lëshua në përdorim edhe shkolla fillore e shumëpritur në Reçicë të Vogël, por vetëm për klasat e para. U pyet kryetarja e Komunës së Tetovës, se pse në një periudhë kaq të shkurtër kohore promovohen kaq projekte të mëdha, Arifi tha se tani ka ardhur koha, sepse këta janë projekte të mëdha që kërkojnë shumë punë dhe përkushtim dhe nuk mund të bëhen për një ditë apo një javë.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në fund të mandatit të saj ka bërë përfundimin dhe finalizimin e disa projekteve të mëdha të cilat sipas premtimeve duhej të kishin mbaruar kohë më parë.

Këto janë disa nga projektet e Komunës së Tetovës gjatë periudhës nga muaji korrik deri më 1 shtator.

Korrik:

3 korrik- u bë bekatonizimi i rrugës së Strugës në lagjen Gam-Gam,

6 korrik– rikonstruimi i rrugës S.Pinxhur,

14 korrik– rikonstruimi i Gjimnazit të Tetovës,

15 korrik– rikonstruim i rrugës Goce Dellçev,

16 korrik– filloi prishja e objekteve për hapjen e bulevardit “Bllagoja Toska”,

22 korrik– vazhdimi i hapjes së trasesës për ndërtimin e bulevardit “Bllagoja Toska”,

23 korrik– asfaltimi i rrugës brenda fshatit Shipkovicë,

26 korrik- zgjerimi i objektit të shkollës së mesme ekonomike në Tetovë.

Gusht:

5 gusht- furnizimi i shkollës fillore “Rexhep Voka” në Shipkovicë me tabela të mençura dhe projektorë,

6 gusht- rikonstruimi i brendshëm i shkollës fillore “Migjeni” në Tetovë

7 gusht- ndërrimi i pllakave të bekatonit në rrugën kryesore përpara shkollës fillore”Përparimi” dhe vazhdimi i punëve për ndërtimin e fushës multifunksionale sportive në këtë vendbanim,

7 gusht- filloi rikonstruimi i rrugës afër Spitalit te Tetovës, “Jane Sandanski”,

8 gusht- furnizimi i shkollës fillore “Rexhep Voka” në fshatin Brodec me tabela të mençura,

11 gusht– rinovimi i tërësishëm i objektit të shkollës fillore “Istikball” në Tetovë,

13 gusht– u asfaltua “Rruga 116”,

16 gusht– u lëshuan në përdorim autobusët e Tetovës,

25 gusht–  u përurua këndi ekologjik dhe inkluziv i lodrave për fëmijë në shkollën fillore “Istikball’, Tetovë,

27 gusht– filluan punimet për bulevardin “Bllagoja Toska”,

30 gusht– u bë rikonstruimi i Skejtparkut,

31 gusht– filloi ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në lagjen Bregu i Diellit apo Lagja 146, në Reçicë.

Shtator:

1 shtator- u lëshua në përdorim shkolla fillore “Naim Frashëri” në Reçicë të Vogël vetëm për klasat e para.

Teuta Arifi pritet të kandidojë përsëri për të parën e Tetovës.

. Arifi tha se këto janë projekte të cilat nuk mund të bëhen për një ditë, por që kërkojnë shumë punë dhe përkushtim.

“Projekti për të cilin ne jemi këtu dhe projektet e tjera nuk janë projekte që mund të bëhen për një ditë, dy ditë, një javë bile as për një vit. Janë projekte madhore, janë projekte milionëshe, janë projekte që kërëkojnë shumë punë dhe shumë energji, shumë angazhim që të mbërrini ti siguroni mjetet, të loboni për ato mjete. Mjete për shkolla nuk kërkojmë vetëm neve, kërkon i gjithë shteti, që të arrini ti loboni ato duhet shumë angazhim edhe shumë punë. Prandaj edhe në fakt përfundimi i tyre ka përkuar me këtë kohë”, tha Arifi.

Arifi tha se kanë pasur projekte të mëdha në fillim të mandatit si ajo investimet në rrugën “Murat Baftjari dhe Çarshinë e Epërme.

“Gjithsesi që ne kemi pasur edhe projekte shumë madhore që kanë qenë në fillim të mandatit. Për shembull në vitin e parë të mandatit e kemi kompletuar dhe investuar komplet rrugën Murat Baftjari edhe Çarshinë e Epërme që është një projekt prej 500 mijë e tepër eurosh, edhe po ashtu e kemi promovuar si këtë sot. Ne kemi ndjekur dinamikën e punës edhe kemi vrapuar për çdo mundësi investive këtu edhe kemi luftuar maksimalisht që atë ta sigurojmë për qytetarët, për ata fëmijë. Për ata fëmijë nuk është e rëndësishme a ka zgjedhje a jo, për ata fëmijë është e rëndësishme që sot janë në shkollë për herë të parë në një objekt të ri”, tha Arifi .

Kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi do të kandidojë edhe për një mandat. Këtë e konifrmoi dje nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka shkruar se, ka pranuar propozimin e degës së BDI-së të Tetovës që të kadindohet edhe për një mandat për kryetare të Komunës së Tetovës.

Ndryshe, Tetova ende përballet me probleme elementare siç është mungesa e ujit të pijshëm, menaxhimi me mbeturina, qentë endacak, trafiku i ngarkuar, dhe shumë probleme të tjera. Dy nga projektet të cilat sipas Arifit pritet të fillojnë shumë shpejtë janë rikonstruimi i stadiumit të Tetovës dhe rregullimi i shtratit të Lumit Shkumbin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat