86 gjoba për tejkalim të shpejtësisë nga shoferët

Tetova

86 gjoba për tejkalim të shpejtësisë nga shoferët

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme informon se sot (4 shtator) oficerët e policisë nga SPB Tetovë kanë kryer kontroll të intensifikuar të aksionit për të sanksionuar shoferët që drejtojnë automjetet me shpejtësi më të madhe se e lejuara.

MPB informon se në territorin e SPB Tetovë janë gjobitur 86 shoferë.

“Prej tyre 22 ngisnin me shpejtësi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësur e lejuar, dhe dy me 70 kilometra në orë mbi të lejuarën. 54 sanksione u vendosën në territorin e Tetovës, dhe 32 në territorin e Gostivarit”.

Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat