Tragjedia në Tetovë, Ruskoska: Po shqyrtohet dokumentacioni

Tetova

Tragjedia në Tetovë, Ruskoska: Po shqyrtohet dokumentacioni

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Prokuroria për ndjekjen e krimit dhe korrupsioni për momentin nuk ka thirrur dëshmitarë për tenderët për ndërtimin e spitalit modular në Tetovë. Kryetarja e kësaj prokurorie, Villma Ruskoska në intervistë për Radio Evropa e Lirë shprehet se janë duke e shqyrtuar dokumentacionin dhe pritet të vendosin për hapat e ardhshëm.

Nëse eventualisht vërtetohet se diçka në pjesën e furnizimeve nuk është në rregull, do të vendosin kush dhe nëse do të thirret, si dëshmitarë apo si person nga i cili kërkohen informacione të nevojshme sepse çdo gjë do të jetë në procedurë para-hetimore, shton Ruskoska.

“Nuk mund të flas prej tash. A ka përgjegjësi në përgjithësi, duhet të shihet. Nëse ka përgjegjës gjegjësisht nëse është shkelur ligji për furnizime publike sepse është miratuar ligj i veçantë për furnizimin e këtyre spitaleve modulare, në këtë pjesë nëse ka shkelje, atëherë do të vendosim kë do të thërrasim për bisedë.

Çdo gjë tjetër është në pjesën që e udhëheq Prokuroria Publike e Tetovës”, deklaroi Villma Ruskoska- kryetare e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat