Kasami: Nuk do të kërkoj vota duke shantazhuar arsimtarët

Tetova

Kasami: Nuk do të kërkoj vota duke shantazhuar arsimtarët

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 06:22
Bilall Kasamai

Dje programën “ME KA KREJT PËR KOMUNËN TONË” , kreu i Lëvizjes Besa dhe kandidati i saj për Komunën e Tetovës, Bilall Kasamai e ka shpaluar para banorëve të lagjes Teteks 1.

Kasami edhe një herë nga kjo lagje e Tetovës ka premtuar se asnjë i punësuar në administratën komunale nuk do të largohet nga puna, por ata duhet të bëjnë durim deri më 17 tetor.

“Të gjithë të punësuarit qoftë në administratë, qoftë në ndërmarjet publike, në shkolla gjatë menaxhimit tim me komunën nuk do të jenë të detyruar të përpilojnë lista, se si të më sigurojnë vota për mandatin e ardhshëm.

E kam thënë më herët dhe e përsëris edhe këtu: Nuk do të dal që të kërkoj vota duke i kërcënuar administratorët, duke i shantazhuar të punësuarit profesorë, arsimtar dhe personel teknik ju jeni shpresa jonë, qëndroni deri më 17 tetor se pastaj do ta kenë më lehtë, ju do t’i kryeni deyrimet tuaja më lehtë me Lëvizjen Besa në krye të Komunës”, ka thënë Kasami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat