Kanë dhuruar gjak policët e Tetovës

Tetova

Kanë dhuruar gjak policët e Tetovës

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 21:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Në hapësirat e Sektorit për punë të brendshme të Tetovës sot u organizua aksioni i dytë i dhurimit të gjakut sivjet në atë institucion.

Në këtë aksion gjithsej janë mbledhur 19 njësi gjaku ose së bashku me aksionin e parë, numri i përgjithshëm i njësive të mbledhura arrin 49.

“SPB Tetovë disa vite me radhë në mënyrë aktive merr pjesë në zhvillimin dhe avancimin e dhurimit të gjakut në rajonin Tetovë-Gostivar me nga rreth 200 njësi në vit nga lëngu që do të thotë jetë. Përveç në aksione, policët e SPB Tetovë dhurojnë gjak edhe përmes thirrjeve”, deklaroi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Deri në fund të vitit është planifikuar edhe një aksion i tillë, në të cilin të punësuarit në SPB Tetovë do të kenë mundësi ta tregojnë dhe dëshmojnë jo egoizmin dhe humanizmin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat