Kasami: Faleminderit Tetovë që morët guximin të ndryshoni pushtetin!

Tetova

Kasami: Faleminderit Tetovë që morët guximin të ndryshoni pushtetin!

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 23:08
Bilall Kasami

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njëherit kryetar i sapo zgjedhur i Tetovës, Bilall Kasami ka falënderuar votuesit tetovarë të cilët ia besuan drejtimin e Komunës së Tetovës.

Kasami falenderoi edhe siç tha ai, makinerinë e “luftës”, aktivistët e Lëvizjes Besa si dhe aktivistët e ASH-së të cilët ishin pjesë e kampanjës në raundin e dytë.

“Më lejoni që të falemenderoj sinqerisht të gjithë tetovarët për vendimin e guximshëm që e morën, që të ndërrojnë pushtetin në Tetovë, një pushtet nga unë dhe nga shumë të tjerë, i vlerësuar si pushtet i dështuar dhe njëherësh të falemenderoj çdo aktivist të Lëvizjes Besa të cilët kanë qenë ajo makineria të them e “luftës” kushtimisht, e cila e bëri diferencën dhe e bëri të mundur fitoren.

Në raundin e dytë një falemenderim i veçantë edhe aktivistëve të Aleancës (ASH) të cilët ishin pjesë e kampanjës dhe të cilët gjithashtu kontribuan fuqishëm në fitore”, tha Kasami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat