Largohen shtyllat sinjalizuese të korsisë së biçikletave në Tetovë

Tetova

Largohen shtyllat sinjalizuese të korsisë së biçikletave në Tetovë

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 12:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka filluar largimi i shtyllave sinjalizuese në korsinë e biçikletave në qytetin e Tetovës.

Ky është ndër vendimet e para të kryetarit të ri të Tetovës, Bilall Kasami, i cili dje prezantoi vendimet që do t’i merr në 100 ditët e para të qeverisjes së tij.

“Në planin tonë 100 ditësh që e prezentuam para opinionit të gjërë, është edhe largimi i korsive të biçikletave, për shkak se janë vendosur në kundërshitim me ligjin. Andaj sot, vendosëm që t’i largojmë shtyllat e korsive për biçikletë. Krijimi i shtigjeve për biçikletë do të bëhet konformë ligjit dhe standardeve evropiane”, ka shkruar Kasami në Facebook.

Ndryshe, korsia e biçikletave në Tetovë u bë viral në rrjetet sociale, muaj më parë, kur u lëshua për përdorim nga kryetarja e atëhershme Teuta Arifi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat