Gjobiten 46 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Tetovë

Tetova

Gjobiten 46 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Tetovë

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Dje (30-nëntor) nga ora 08:00 deri në 20:00 në zonën e SPB Tetovë është kryer aksion-kontrollues i shpejtësisë me të cilën lëvizin veturat jashtë
vendbanimit, në të cilin janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 46 tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar (TE-30 dhe GV-16).

Tridhjetë e gjashtë prej tyre (TE-20 dhe GV-16) ishin automjete që transportonin pasagjerë dhe mallra (autobusë dhe kamionë).

Nga shkelësit, 2 (TE) lëviznin me shpejtësi 70 km më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 3 (TE) për më shumë se 50 km në orë. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 7 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-5 dhe GV-2).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat