Arrestohen tre persona në Tetovë, nuk posedonin certifikatë vaksinimi

Tetova

Arrestohen tre persona në Tetovë, nuk posedonin certifikatë vaksinimi

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 13:03
Ilustrim

Mbrëmë në Tetovë policia ka privuar nga liria tre meshkuj të cilët nuk posedonin certifikatë të vaksinimit.

Njëri nga të arrestuarit kishte certifikatë me emër të një personi tjetër, derisa dy të tjerët kanë treguar certifikatën në celular, të cilat do të hetohen nga organet kompetente.

“Zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë mbrëmë diku rreth orës 21:30 minuta në një kazino në rrugën “Ivo Llolla Ribar”, kanë privuar nga liria E.H. (32) dhe E.Sh. (29) nga Dobridolli i Gostivarit dhe I.K. (46) nga Tetova, për shkak të dyshimit të përdorimit të dokumentit me përmbajtje të rrejshme. Dy prej tyre nuk posedonin certifikatë për marrje të vaksinës, ndërsa njëri ka përdorur certifikatën e një personi tjetër nga Dobridoli”, njoftoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-Tetovë.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj tre personave në fjalë do të ngritën padi adekuate.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat