Në Tetovë arrestohen tre indianë për shkak të hyrjes joligjore në RMV

Tetova

Në Tetovë arrestohen tre indianë për shkak të hyrjes joligjore në RMV

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Policia dje në Tetovë ka arrestuar tre shtetas të Indisë, të cilët në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në mënyrë joligjore.

Siç njofton MPB, ata janë kapur në bulevardin “Vidoe Smilevski – Bato”.

“Rreth orës 13:30 në Tetovë, zyrtarët policorë kanë arrestuar P.V (26), B.E (37) dhe T.V (22) nga India, për shkak të hyrjes joligjore në vend. Të tre shtetasit e Indisë janë dërguar në stacionin policor për kalime kufitare ‘Tabanoc'”, informoi zëdhënësi Marjan Josifoski.

Ndaj të tre shtetasve indian, do të ketë procedurë për riatdhesim në shtetin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat