Sulmuan fizikisht policët, arrestohen dy të rinj

Tetova

Sulmuan fizikisht policët, arrestohen dy të rinj

Më: 7 janar 2022 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot pas mesnate janë arrestuar dy 19-vjeçarë nga Tetova pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dhe kanë goditur me veturë disa policë në detyrë.

Personat në fjalë janë arrestuar në fshatin Grupçin të Tetovës.

“Me datë 07.01.2022 në ora 00.30 në fshatin Grupçin të Tetovës, policia ka arrestuar O.M. (19) nga fshati Xhepçishtë i Tetovë dhe A.M. (19) nga fshati Poroj.

Kjo për shkak se kanë sulmuar fizikisht dhe me veturë “Volkswagen Lupo” me targa të Tetovës, që po drejtohej nga O.M., kanë goditur punonjësit e policisë të cilët po kryenin veprime zyrtare”, theksojnë nga MPB.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat