Për shkak të mjegullave ulet dukshmëria në 15 metra në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit

Tetova

Për shkak të mjegullave ulet dukshmëria në 15 metra në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit

Më: 9 janar 2022 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë kryesisht me lagështi.

Reshje e borës me intensitet të ulët janë shënuar në Kordën e Diellit. Në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit për shkak të rënies së mjegullave dukshmëria është zvogëluar në 15 – 20 metra dhe në 80 – 100 metra në qafën malore të Strazhës, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Komunikacioni në rrugët jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM rekomandojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht në luginat e vendit ku mund të të ketë rrëshqitje të dheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat