Arrestohen dy persona për sulmin ndaj të punonjësve në parkingun e Tetovës

Tetova

Arrestohen dy persona për sulmin ndaj të punonjësve në parkingun e Tetovës

Më: 27 prill 2022 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Pas sulmit ndaj një të punësuari në Parkingun e Qytetit në Tetovë, policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy persona.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një person nga Gërçeci i Shkupit dhe njëri nga Grupçini i Tetovës, të cilët kanë sulmuar punonjësin 50 vjeçar dhe që ka denoncuar rastin në polici.

“Nëpunësit e policisë i kanë privuar nga liria R.L (36) nga Gërçeci i Shkupit dhe N.B (67) nga Grupçini i Tetovës, të cilët janë denoncuar nga 50-vjeçari S.M nga Shipkovica e Tetovës, i punësuar në Parkingun e Qytetit Tetovë, se fizikisht e kanë sulmuar dhe e kanë penguar në kryerjen e detyrave të punës. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për ndriçimin dhe dokumentimin e rastit, pas çfarë do të përgatitet parashtesë përkatëse”, njofton SPB Tetovë.

Kujtojmë se nga ndërmarrja publike “Parkingu i qytetit” bënë të ditur se gjatë ditës së sotme janë sulmuar dy punonjës të kësaj ndërmarrje dhe se rasti është denoncuar në polici.

“Me keqardhje ju njoftojmë se sulmet ndaj punonjësve të NP “Parkingu i Qytetit” dhe “Shërbimit Merimangë” nuk po ndalen. Sot përsëri janë sulmuar dhe poshtëruar dy punonjës. Rasti është denoncuar në polici, ndërsa autorët do të përgjigjen para organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e kësaj ndërmarrje

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat