Njësitet e zjarrfikësve në Maqedoni përballen me mungesë të kushteve të punës

Tetova

Njësitet e zjarrfikësve në Maqedoni përballen me mungesë të kushteve të punës

Më: 31 maj 2022 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me flakët, ndërsa përballen me mungesë kushtesh të nevojshme për punë. Makineritë janë të vjetruara, ndërsa mungon edhe kuadri. Komandanti i Njësitit së Zjarrfikësve në Shkup, Zvonko Tomevski, thotë për “Alsat” se problemet e njëjta i kanë të gjithë zjarrfikësit në vend.

“Në njësitin tonë por edhe në të gjithë njësitet në shtet është parku i vjetruar i automjeteve dhe situata me numrin e zjarrfikësve. Posaçërisht në njësitin tonë në këtë periudhë kemi një grupe të të punësuarve që do të largohen në pension. Kështu që mungesa e punësimeve të reja është e vazhdueshme”, deklaroi Zvonko Tomevski, Komandant i nj.z. Shkup.

Tomevski shton se edhe nëse punësojnë menjëherë zjarrfikës të rinj, është e vështirë që ata të jenë plotësisht aktiv, pasi vazhdimisht ballafaqohen me rreziqe të llojeve të ndryshme për të cilat nuk kanë përvojë.

“Ka interes por duhet kohë që ato njerëz të vendosen në funksion të plotë. Pasi kur do të pranohen duhet kohë sepse për këtë profesion përvoja është shkollë në aspekt të intervenimeve për shkak se asnjë intervenim nuk është i njëjtë me tjetrin, gjithmonë ballafaqohemi me intervenime dhe rreziqe të ndryshme të cilat deri më tani i kemi realizuar në tërësi”, deklaroi Zvonko Tomevski, Komandant i nj.z. Shkup.

Njësiti i zjarrfikësve në Shkup numëron 40 automjete, ndërsa ka rreth 200 zjarrfikës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat