Personeli mjekësor në spitalin e Tetovës do të mbajë greva çdo ditë nga gjysmë ore

Tetova

Personeli mjekësor në spitalin e Tetovës do të mbajë greva çdo ditë nga gjysmë ore

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Mjekët dhe personeli mjekësor në Spitalin klinik dhe në Shtëpinë e Shëndetit në Tetovë sot nga ora 10 deri në 10:30 kanë mbajtur grevë në vendet e tyre të punës konform mbështetjes që japin si sindikatë degë e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Sipas informacioneve nga përfaqësuesit e sindikatës, derisa sa zgjatë greva disa kolegë të tyre do të qëndrojnë në vendet e tyre të punës në mënyrë që të mos ketë ndërprerje në punën e Spitalit klinik dhe Shtëpisë së Shëndetit.

“Organizata sindikale e ISHP Spitalit klinik dhe Shtëpisë së Shëndetit Tetovë i janë bashkuar grevës së organizuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë për rritje lineare të pagave prej 2.806 denarë. Kjo është diçka që Qeveria na e ka premtuar, por ende nuk e ka realizuar, si dhe të drejtën që e kemi humbur prej kohësh K-15. Çdo ditë do të mblidhemi deri në realizimin e kërkesave tona. Që të mos pësojnë pacientët, kolegët tanë janë në vendet e tyre të punës, procesi po zhvillohet, gjysma jemi në vendet e punës dhe kemi përkrahje”, deklaroi Sllobodanka Gërnçaroska, kryetare e Organizatës sindikale në ISHP Spitali Klinik dhe Shtëpisë së Shëndetit në Tetovë.

Sipas udhëzimeve nga LSM, në shëndetësi greva do të mbahet çdo ditë nga ora 10 deri në 10:30.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat