E raportoi si të vjedhur, policia ia gjen veturën tetovarit

Tetova

E raportoi si të vjedhur, policia ia gjen veturën tetovarit

Më: 12 janar 2023 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se ka arritur ta gjejë veturën “Volkswagen Polo”, që me datë 03.01.2023 ishte raportuar si e vjedhur nga pronari 29-vjeçar nga Çellopeku i Tetovës.

Nga SPB-Tetovë thonë se vetura i është kthyer pronarit.

“Zyrtarët policorë të SPB Tetovë, dje (11-janar) rreth orës 12.00 në rrugën lokale Strimnicë – Falishë kanë gjetur automjetin “Volkswagen Polo” me targa të Shkupit, në pronësi të 29-vjeçarit B.B. nga Çellopeku i Tetovës, i cili ishte raportuar se është konfiskuar në mënyrë të kundërligjshme më datën 03 të këtij muaji.

Është kryer inspektimi dhe automjeti i është kthyer pronarit”, thonë nga SPB-Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat