Një 21-vjeçar ka tentuar të sulmojë një polic në Tetovë

Tetova

Një 21-vjeçar ka tentuar të sulmojë një polic në Tetovë

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 21:30
Ferit Idrizi

Ditë e rëndë pune për punonjës policie nga Tetova, i cili teksa ka kryer detyrat e punës është sulmuar fizikisht nga një shofer 21 vjeçar.

I njëjti paraprakisht ka tentuar edhe ta shkelë me veturë policin në fjalë.

“SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.M (21) nga Tetova, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale ‘sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë’ dhe ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

I akuzuari në afërsi të stadiumit të qytetit në rrugën ‘Ivo Lola Ribar’ në Tetovë në tentativë për identifikim ka tentuar me veturë pasagjerësh ta shkelë një punonjës policie, pas çka me veturë është larguar nga vendi dhe më pas është kthyer e është sjellë në mënyrë agresive dhe ka sulmuar fizikisht punonjësin e policisë”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat