“Fushat e Pollogut kanë zënë ferra”

Tetova

“Fushat e Pollogut kanë zënë ferra”

Më: 19 mars 2023 Në ora: 13:39
Fushat e Pollogut

Rajoni i Pollogut falë kushteve klimatike dhe tokës pjellore që posedon ka qenë një burim i mirëfilltë në prodhimtarinë e disa kulturave bujqësore, ndër prodhimet më të njohura ka qenë prodhimi i fasules, mollëve të Tetovës, prodhimit të patates dhe shumë perimeve tjera. Por ndër shumë shkaqe tjera emigrimi i të rinjve ka ndikuar që kjo fushë pjellore thuajse aspak të mos punohet.

“Arsyet mund të jenë të ndryshme dhe janë të numërta, një nga arsyet kryesore është shpërngulja masive e të rinjve, ato që janë potencial për prodhime bujqësore”, thotë Alirami Saliji, profesor në Fakultetin e Bujqësisë dhe Biocenologjisë në UT.

“Dikur banoret e fushës së Pollogut kanë punuar tokat e tyre dhe kështu kanë jetuar, ndërsa tani siç mund edhe të shihet edhe pse është stina e pranverës kur bujqit fillojnë me punën e tyre, të pakt janë ato bujq që i shohim neper këtë fushë”, thotë gazetri Avni Tahiri.

“Derisa në farmacinë time futet një fermer mbi moshën 60 vjeçare kjo tregon interesimin e fermerëve në përgjithësi për prodhimet bujqësorë, në qoftë se në farmacinë bujqësorë nuk vjen një fermer i ri i moshës 30-40 vjeçare që sheh një perspektivë në prodhimtarinë bujqësorë për fat të keq nuk shoh një përmirësim të situatës që kemi“, tha profesori Saliji.

Saliji shton se fusha e Pollogut është e përshtatshme për kultivimin e perimeve dhe në kushte reale prej një sipërfaqe një hektarë nëse mbjellim grurë maksimumi që mund të nxjerrim është tetë tonë grurë ndërsa nga e njëjta sipërfaqe nëse mbillet me patate mund të nxjerrim nga 40-50 tonë prodhim. Edhe pse dikur fusha e Pollogut ka prodhuar prodhime të ndryshme bujqësorë tani të pakt janë ato bujq që punojnë këtë fushë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat