Të enjten në Tetovë do të ketë regjim të veçantë në komunikacion

Tetova

Të enjten në Tetovë do të ketë regjim të veçantë në komunikacion

Më: 25 prill 2023 Në ora: 12:58
Tetovë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se të enjten, më 27 prill, do të vendosë regjim të veçantë të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit me rastin e qëndrimit të një delegacioni të lartë të Republikës së Kosovës.

Kufizimi i përkohshëm i qarkullimit do të fillojë nga ora 5 e mëngjesit deri në përfundim të vizitës zyrtare. Siç njoftuan nga komuna, për vizitë do të vijë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Gjatë kësaj periudhe do të ndalohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Iliria”, nga kryqëzimi me rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” deri në kryqëzimin me rrugën “Bllagoja Toska”. Gjithashtu, nuk do të lejohet parkimi në rrugën “JNA”, nga kryqëzimi me rrugën “Dimo Gavrovski” deri në bulevardin “Ilindenska”, si dhe në bulevardin “Ilinden”, në kryqëzimi me bulevardin “Iliria” deri në udhëkryqin me rrugën “JNA”.

“Në të gjitha rrugët e tjera të qytetit ku parkimi është tashmë i ndaluar, automjetet do të sanksionohen dhe tërhiqen, për të siguruar lëvizjen normale dhe të sigurt të pjesmarrësve të tjerë të rrugës”.

“SPB-Tetovë apelon qytetarët që të enjten, më 27 prill, të mos lëvizin me automjetet e tyre në zonën qendrore të qytetit pa nevojë të domosdoshme dhe imediate, por edhe të kenë mirëkuptim dhe durim për ndryshimin e regjimit të komunikacionit dhe të respektojnë dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat, urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë, me ç’rast në mënyrë direkte do të kontribuojnë në realizimin e sigurt të vizitës zyrtare të delegacionit kosovar”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat