Aksident trafiku në Tetovë, Maserati përplaset me autobusin e transportit publik

Tetova

Aksident trafiku në Tetovë, Maserati përplaset me autobusin e transportit publik

Më: 26 mars 2025 Në ora: 17:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në qytetin e Tetovës.

Një veturë e tipit Maserati me tabela bullgare është aksidentuar me autobusin e transportit publik të qytetit.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Ilindendenska në afërsi të Mak Petrol-it dhe në vend janë të pranishëm dhe punonjësit e policisë.

Deri më tani dihet vetëm për dëme materiale, teksa pritet dhe raporti zyrtar nga MPB. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat