Rigjykimi për Spitalin modular në Tetovë, sot thuhen fjalët përfundimtare

Tetova

Rigjykimi për Spitalin modular në Tetovë, sot thuhen fjalët përfundimtare

Më: 12 maj 2025 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Në Gjykatën e Tetovës sot me fillim në ora 10:00 pritet të thuhen fjalët përfundimtare në rigjykimin për zjarrin në spitalin modular të Tetovës ku u dogjën 14 pacientë.

Në këtë rast akuzohen ish drejtori mjekësor i spitalit Florin Besimi, ish drejtori Ekonomik Artan Etemi dhe Spitali i Tetovës si person juridik.

Besimi dhe Etemi, akuzohen për veprën penale “Krime të rënda kundër sigurisë publike”, ndërsa ISHP Spitali Klinik i Tetovës për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Rasti rigjykohet pasi Gjykata e Apelit të Gostivarit e ka kthyer lëndën në Gjykatën Themelore në Tetovë.

Megjithatë, të akuzuarit nuk akuzohen për shkaqet e zjarrit por për vepra tjera penale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat