Kapet 44 vjeçari nga Tetova, kërkohej për vuajtje të dënimit me burg

Tetova

Kapet 44 vjeçari nga Tetova, kërkohej për vuajtje të dënimit me burg

Më: 10 janar 2026 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Policia njofton se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një banor të Tetovë.

Personi në fjalë, kërkohej për vuajtje të dënimit me burg prej tre vjetësh.

“Më 09.01.2026, në orën 15:15, punonjës policie nga Stacioni Policor Tetovë, në rrugën “Shtipska” në Tetovë, arrestuan K.K. (44) nga Tetova, i cili ishte i kërkuar me urdhër gjyqësor për vuajtje dënimi prej tre vjetësh për kryerjen e veprës penale “tregti e paautorizuar dhe shpërndarje e drogës narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

K.K. është dërguar në burgun e Idrizovës për të vuajtur dënimin”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat