Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë mbrenda dy dytëve ka arrestuar dy persona të dyshuar për kërcënime për vendosje të mjeteve shpërthyese dhe për kryerje të sulme në shkolla të mesme në Tetovës. Njëri rast ka të bëjë me një 15-vjeçar nga Xhepçishti, i dyshuar për dërgim të kërcënimeve se do të vendosë një mjet shpërthyes dhe do të kryejë sulm në një shkollë të mesme në Tetovë, ku pas denoncimit i njëjti u arrestua. Po ashtu, dje është arrestuar edhe një 18-vjeçar nga Pallatica e Tetovës, ku dyshohet se i njëjti ka dërguar porosi kërcënuese në shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë.
“Dje (13.03.2026) rreth orës 13:55, në fshatin Xhepçishtë, rajoni i Tetovës, oficerë policie nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Tetovës, duke vepruar në bazë të një urdhri gjyqësor, kontrolluan shtëpinë dhe lokalet ndihmëse të B.M. (44) nga fshati Xhepçishtë. Gjatë kontrollit u gjetën sende që dyshohet se kanë origjinë nga një vepër penale. Gjatë kontrollit ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale e Tetovës. Lidhur me rastin, djali i tij 15-vjeçar është privuar nga liria, nën dyshimin se ka dërguar kërcënime për të vendosur një mjet shpërthyes dhe për të kryer një sulm në një shkollë të mesme në Tetovë”, thonë nga SPB-Tetovë.
Lidhur me rastet e fundit, psikologu Lulzim Murezani thotë se situatat e këtilla shkaktojnë mosbesim dhe mosinteresim për shkollat dhe procesin arsimor.
“ Në përgjithësi, ndikimet e këtyre kërcënimeve që janë aktuale kanë të bëjnë me ndjesinë e vetëbesimit, ankthin dhe pasigurinë shpirtërore që godet rëndë fëmijët, duke shkaktuar tek ata pasiguri, konfuzion, ankth, fobi, mosinteresim për shkollë, mosbesim, vështirësi në komunikim me të tjerët dhe në përgjithësi një gjendje të pasigurisë shpirtërore”, u shpreh Lulzim Murezani – Psikolog.
Murezani thekson se në raste të tilla është e domosdoshme që jo vetëm shkollat dhe policia, por të gjitha institucionet shtetërore të ndërmarrin veprime të koordinuara, duke siguruar që individët e përfshirë të trajtohen në mënyrë profesionale dhe të përshtatshme.