"Tradhtia evropiane ndaj popullit shqiptarë" përshkon një linjë të gjatë historike, në të cilën fuqitë dhe institucionet e mëdha evropiane hartuan kufij, lidhën marrëveshje dhe ndoqën politika mbi kurrizin e vetëvendosjes dhe unitetit të kombit tonë në Ballkan.
Pala e jonë shqiptare nuk ka pse të mos e përjeton këtë si një “ tradhti sistematike” përderisa politika e fuqive të mëdha, dhe aktorët evropianë, historikisht mundohen të justifikojnë vendimet e tyre me ekuilibrin e fuqive, stabilitetin në rajon , por më shumë për konsideratën e favorshme ndaj panslavizmit, gjegjësisht Serbisë!
Ekuilibrimi i politikës ndërkombëtare për Ballkanin nuk përparohet duke nëpërkëmbë viktimën por duke ndëshkue gjenocidin e këtij pansllavizmit shekullor mbi shqiptarët!
Mjafton të fillojmë me Kongresin e Berlinit (1878). Përderisa Perandoria Osmane dobësohet, atëhere fuqitë e mëdha evropiane përmbysën Traktatin e Shën Stefanit, sepse në Kongresin e Berlinit, kërkesat e shqiptarëve për autonomi u injoruan, sepse zonat me popullsi shqiptare iu dhuruen Malit të Zi dhe Serbisë. Kjo padrejtësi i detyroi shqiptarët në formonin Lidhjen e Prizrenit, e cila luftoi kundër kësaj ndarjeje!
Pas Luftërave Ballkanike, fuqitë e mëdha e njohën një Shqipëri të pavarur, (por të cunguar) sepse Konferenca e Londrës e vitit 1913 vendosi kufij që lanë rreth gjysmën e zonave të shqiptarisë, përfshirë këtu edhe Kosovën, dhe pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe Çamërisë (në Greqinë e sotme) jashtë shtetit të ri të Shqipërisë!
Për shqiptarët, kjo ishte tradhtia më e madhe historike, sepse u coptua kombi ynë vetëm për interesat e pansllavizmit në Ballkan.
Pas Luftës së Parë Botërore, fituesit konfirmuan kryesisht kufijtë e vitit 1913, pavarësisht thirrjeve amerikane dhe shqiptare për një vetëvendosje të drejtë kombëtare.
Epoka jugosllave për shqiptarët në ish Jugosllavi (veçanërisht në Kosovë) ishte e përmbushur me periudha të një shtypjeje raciste dhe fashiste! E tanë ajo dhunë, të gjitha ato tortura dhe burgosje të një populli të tërë, në Marrëveshjen e Dejtonit (1995), kur u negociua marrëveshja e paqes pas Luftës së Bosnjës,Kosova u la pas dore, vetëm për të siguruar një nënshkrim të pistë dhe për të plotësuar dëshirën e racizmit të një Serbie gjenocidiale!
Këtu lind ajo pyetja më e madhe për të gjithë shqiptarët; pse u anashkalua edhe Rezistenca Paqësore e një populli të përvuajtur nga e njëjta bashkësia ndërkombëtare e cila shtiret se nuk e don luftën!
Prandaj të gjithë shqiptarët u detyruan të ngriten në këmbë, kuptohet në emër të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës dhe Farkut!
Vetëm ndërhyrja e NATO-s (1999), shquhet si një përjashtim i qartë nga narrativa e tradhtisë, pasi që vendet perëndimore ndërhynë ushtarakisht për të ndaluar abuzimet e Serbisë në Kosovë dhe kështu u vunë themelet për pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.
Pse Europa e lavdëron heroin e kombit tonë, Skenderbeun me fjalë dhe poezi, ( mbi 1,000 vepra janë shkruar për Skënderbeun në 20 gjuhë botërore, por në anën tjetër historianët modernë, lexojnë kompleksitetin e tradhtisë evropiane ndaj shqiptarëve, përderisa kundërshtohen edhe sot të pranohen si pjesë e familjes europiane!
Pra, me ramjen e Perandorisë Osmane, njeriu që shpëtoi “Krishterimin” nga një perandori islamike, duket si diçka pak e rëndësishëm. Kjo vërtetohet në praktikë, sepse në mesin e shekullit të 20-të, shumë nga viset e Skënderbeut u gëlltitën si monopol i Jugosllavisë, ndërsa Shqipëria mbeti e izoluar nga kthetrat e një forme ekstreme të komunizmit. Edhe pse kohërat kanë ndryshuar, komunizmi është dëshmuar si një eksperiment i dështuar, unë kam bindjen se në emër të religjionit janë kah maten përparësitë për hyrje në BE!
“Në të gjithë botën, vendet dhe rajonet e ndryshme kërkojnë vetëvendosje, ndërsa komunitetet luftojnë për t'u përballur me fuqinë e globalizimit.
Një njeri, (sikur që ishte Skenderbeu) ia kushtoi jetën e tij luftës për popullin dhe kulturën e tij kundër vështirësive të mëdha të kohës dhe fitoi, kjo fitore mund të mos jetë një ideal kaq i vjetëruar për Europën në fund të fundit.
Skënderbeu mund të jetë ende një hero edhe për kohërat tona, thotë Karen Catherine Murdarasi e cila është një autore skoceze me banim në Glasgow, e diplomuar në Histori të Lashtë në Universitetin St Andrews. Më vonë ajo shërbeu si misionare e krishterë në Shqipëri, ku mësoi rrjedhshëm shqipen”!
Zgjerimi i ngadaltë i BE-së, me rastin e Shqipërisë (si kandidat që nga viti 2014) dhe Maqedonisë së Veriut shoqërohet me bllokimin e fillimit të negociatave të anëtarësimit nga vende të veçanta të BE-së (siç është Franca, Holanda dhe Bullgaria) pavarësisht rekomandimeve, (sa për të la gojën) nga Komisioni Evropian!
Në anën tjetër statusi dhe izolimi i Kosovës nga Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja, të cilat nuk duan të njohin pavarësinë e Kosovës, pengon rrugëtimin e vendit drejt BE-së dhe NATO-s. Përveç kësaj, pse Kosova ishte vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që mori çasje të lirë drejtë Shengenit?